Organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë ( Humanitarian Law Center Kosovo) dje në Prishtinë u mbajt lexim poetik dhe diskutimi për librin e poetes Donika Dabishevci “E gjithkohshmja Andërr”
“Si pjesë e prezantimit të ciklit të eventeve me qëllim prezantimin e ekspozitave ose veprave të ndryshme të autorëve që kanë në fokus ballafaqimin me të kaluarën, patëm kënaqësinë të prezantojmë në Qendrën e Dokumentimit Kosovë, librin më të fundit me poezi nga poetja Donika Dabishevci ‘E gjithkohshmja Andërr’ kushtuar të gjitha viktimave civile të luftës në Kosovë. “, thuhet në njoftimin e Fondit.
Pas një përzgjedhjeje poezish nga ky libër, të lexuara nga vetë autorja, publiku i pranishëm pati mundësi të angazhohet edhe në një bashkëbisedim ku u prekën temat e ndjeshme të kujtimit dhe ballafaqimit me të kaluarën si dhe sa të rëndësishme janë format e ndryshme të artit në reprezentimin e fakteve.
Libri “E gjithkohshmja Andërr” është i ideuar si homazh poetik kushtuar viktimave civile të luftës ku një kapitull i dedikohet edhe fëmijëve në luftë gjë që ndërthuret me ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, ku edhe do të mbahet leximi.
Sipas shkrimtarit dhe studiuesit të letërsisë, Gëzim Aliut: “Donika Dabishevci është poete e vargjeve të dashurisë, të ndjenjave, të ndjesive, të përjetimeve, të dëshirimeve, por në thellësi të poezive të saj pulson edhe një energji që i avitet vdekjes, dhembjes, vuajtjes, fundit, nganjëherë edhe tmerrit.”
Ky libër me poezi flet për përjetimet e luftës, për të vrarët, për refugjatët, për shtëpitë e braktisura, për varfërinë, për shkatërrimin që sjell lufta dhe përmbyllet me poezinë “Gja s’ka ndrrue!”, duke reflektuar edhe në luftrat që po ndodhin tani nëpër botë:
Diçka që asht pa me mija vjet.
Diçka që s’harrohet me mija vjet.
Diçka që përsëritet me mija vjet.
Ky libër sivjet u vlerësua si libri më i mirë me poezi në Panairin e Librit në Prishtinë.
Donika Dabishevci (1980, Prishtinë) është, poete, studiuese e letërsisë dhe botuese.
Ka doktoruar në letërsi, ndërsa përvoja e saj profesionale shtrihet përveç fushës artistike edhe në atë akademike dhe të medias.
Ka botuar librat: “Dashnisë së nji nate” (poezi, 2020); “Kam me ardhë si deka”, (poezi, 2015); “Proza e poetizuar- F.Konica, M.Frashëri, E.Koliqi, M.Camaj, M.Hanxhari” (studim monografik, 2015), “Imazhe të brishta”( poezi, 2004), “Krizantema të plasura” (poezi,1996) etj, ndërsa poezitë e saj janë të përkthyera në 11 gjuhë.
Është themeluese dhe kryeredaktore e Portalit për kulturë ObserverKult, Shtëpisë botuese Littera dhe Festivalit Poetik të Prishtinës.
Ky aktivitet u mbështet nga Konfederata Zvicerane – Departamenti Federal i Zvicrës për Punët e Jashtme dhe National Endowment for Democracy (NED).
ObserverKult
Lexo edhe:
Lexo për librin:
1.GËZIM ALIU: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, POEMË PËR NJERIUN NË LUFTË
2. Agron Gashi: Poetika e vdekjes mizore te “E gjithkohshmja Andërr”
3. AFRIM DEMIRI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”/ POETIKA E VRAME NGA LUFTA
4. HAJRIZ SEJDIU: E PËRKOHSHMJA DHE E GJITHKOHSHMJA SI ANTITEZË DHE AMBIVALENCË NË POETIKËN E DONIKA DABISHEVCIT
5. BAJRAM MJEKU: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR” – MONUMENT INDIVIDUAL PËR DRAMËN KOLEKTIVE
6. Maxhun Osmanaj: Një metaforë në mes jetës dhe vdekjes
7. BISLIM AHMETAJ: DASHURIA DHE VDEKJA NË POEZINË E DONIKA DABISHEVCIT
8. AGIM BAÇI: VALLJA E FJALËVE TË DHIMBJES TE “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”
9. MËRGIM BEKTESHI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, KUJTESË HISTORIKE NË VARGJE
10.Kujtim Morina: Përsiatje pas leximit të librit me poezi të Donika Dabishevcit, “E gjithkohshmja andërr”
11.Drita Fejza: “E gjithkohshmja Andërr”, libër që ruan kujtesën historike dhe nderon viktimat e luftës!
12. Hajriz Sejdiu: Shtatë imazhet në përmbledhjen poetike të luftës “E Gjithkohshmja Andërr” të Donika Dabishevcit
13. SHEFQETE GOSALCI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, LIBËR I VEÇANTË I NJË POETEJE ELITARE
14. AGRON GËRGURI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, LIBËR QË DUHET DRAMATIZUAR PËR T’I DHËNË VULË KUJTESËS!
15. TIMO MËRKURI: IKJA SI TRIUMF I JETËS NË POEZINË “TUJ IKË DEKËS” E DONIKA DABISHEVCIT
16. DRITA FEJZA: POEZIA “DREJT PUSHKATIMIT” E D.DABISHEVCIT, REFLEKTIM I THELLË MBI JETËN, VDEKJEN E DINJITETIN NJERËZOR!
17.Lindita Komani: “E gjithkohshmja Andërr”, libër kujtese për dhimbjen e luftës
18. Kemajl Aliu:ABSURDI I LUFTËS DHE PSIKO- DRAMA NJERËZORE
19. Vilson Culaj: “E gjithkohshmja Andërr”, saga e dramës kombëtare që flet përmes artit poetik
20. Halil Matoshi: Diskursi i emnimit të ligësisë simas estetikës së të shëmtuemes te Donika Dabishevci