Matoshi: Diskursi i emnimit të ligësisë simas estetikës së të shëmtuemes te Donika Dabishevci

halil e gjithkohshmja

(“E gjithkohshmja andërr” 𝗻𝗴𝗮 Donika Dabishevci, botue nga Littera, 2024.)

Nga Halil Matoshi

Prolog –
Libri me poezi , “E gjithkohshmja andërr” e Donika Dabishevcit, ka për temë luftën e fundit në Kosovë. Vërtetë regjistri i pasojave të luftës mbi qenien e thyeshme njerëzore.
Artistikja tek Donika vjen si yshtje me e ruejt t’thyshmen!
D.m.th. autorja përmes emnimit të së keqes në tuebamje e ruen të bukurën nga shpërbamja.

1.
Drama e luftës – si e keqe universale – në librin e Donikës nisë me granatimin (poezia “Granatimi”) që shprish secilën ndjesi estetike, (shprishë parajsën brenda nesh!) e nuk ndalet as pasi të pushojë lufta – sepse asgjâ nuk ka ndrru!
Granatimi nisë në fjalë (në nji televizion a forum partiak) – e shprish spari strehën e qenies – dhe që aty qenia nisë e dridhet!
Dhe granatimi memorizohet. Sepse janë dëshmitarët ata që mbesin me kallxue!
Sërish dikush e kap hunin e dikush ikën.
Sërish dikush e shtynë përdhé dikën, e i rrxuemi munohet me u çue!
Figura vizuele donikiane të shfaqet sërish: Njeriu tue fshi gjakun nga buza!
Fuga e vdekjes uluron, si ulk i çalë, sepse deka po e shtrinë pushtetin mbi jetën.
Mbi çdo gjâ që lëvizë!

2.
Kurse poezia e fundin “Gja s’ka ndrrue” âsht dëshmia sublime, “subjektivja e vërtetë e prozës” (Umbero Eco) e cila vjen si dëshmi e kulluet e përvojes artistike, ose siç thot Hans Georg Gadamer për përvojën e artit se “domethanja filozofike e artit piknisht qindron në atë qi mbi nji vepër artistike sprovohet e vërteta.”
Poezitë e Dabishevcit tejçojnë emocionin e humbjes dhe zhbâmjes si fatum. Poezia e Donikes karakterizohet nga një simbolizëm i fortë në thânien poetike, sado përshkruese dhe prozaike.
Poezi e dytë âsht “Shpija” – e cila âsht Atdheu i tretë i qenies, mas fjalës dhe Amës!
Ky âsht etosi dhe koraca që e mbronë njeriun nga hini!
Ky etos arrinë me e bâ poezinë refleksion të fatit kolektiv dhe emicion të dhimtës universale.
Arti âsht e vetmja mënyrë me u arratisë pa u largu nga sh’pia thotë Twyla Tharp dhe në qoftë se gjuha âsht streha e qenies (shpia e qenies) na jetojmë të lirë (në sh’pi) vetëm në art.
Dhe shpia jonë në fund bâhet vorr, sepse ajo asht në zemrën e secilit qytet.

3.
Poezitë e Donikës në vazhdim tue përshkru ritmikën e vrazhdë të luftës (me terma e koncepte t’râna e t’thanuna n’gegnisht sikur u shtohet fuqia goditëse!?) e tue bâmun pyetje retorike “a po desim a po pshtojmë” sikur e bâjnë pamjen ma groteske (lufta huton!);
Asht nji ândërr – e gjithkohshmja andërr – që poetja e dekonstukton përmes numeracioneve e vargëzimit sinonimik e homonimik, që rritë fuqinë shprehëse tue rritë gradacionin (si psh. që dihat, ofshanë, këlthet e pisket…)
Figurshmënia e thanies poetike vjen e dendësohet për aq sa shkundet e lëkundet shpia, për aq sa njerëzit në gjendje permanente frike i binden fundit (hallashtisen me t’vetët) se luftës s’i dihet, por dyzash refuzojnë me u dorëzue, të uritun e eçtuen ikin, fshihen (Tuj i ikë dekës; Fq.35-36.) simas ni kodi t’lashtë sa vet njeriu ‘ata ik e deka njek’!
Ikja nga streha qe s’e mânë ma shiun (e granatave?) bâhet njisoj e rrezikshme – qysh me ecë me dekën përdore – pyet autorja me kodin mijavjeç të vjetër: qysh me metë gjallë, (“Tuj ecë n’mina“; fq. 37-38.)

4.
Në poezinë e Donikës fjala-koncept ‘luftë’ kodifikohet si zezëditë e përhershme, si konstantë që merr primesat e “Guernikës” së Picasos, në të cilën nâna lutet merrmni mue n’ven t’bijës e baba vramni mue n’ven t’birit!
Ontologjia nuk ia mundëson poetes, ndonëse vet nânë, (asaj në poezinë e Donikës shpesh i jepet epiteti ‘nanëzeza’ ose ‘e nemuna’) me gjetë nji mënyrë me i bâ fmijtë t’padokshëm, sëkëndejmi ajo u peshpëritë shshshsht…nashta edhe s’kanë me i pa!?
Padokshmëninë e arrinë përmes gjuhës, si probabilitet ose ngushëllim!?

5.
Diskursi i “Lulet e së keqes” të Baudelaier (1857) në letërsinë europeane ose “Bukuria e zezë” e Beqir Musliut (1968) në letrat shqipe të Kosovës, munet me u thânë se janë pararendëse të nji estetike të shëmtines, që e pikasim tek diskursi poetik i Donika Dabishevcit.
Sëkëndejmi regjistri gjuhësor i emnimit të së keqes, bizares, ligësisë dhe egërsisë njerezore tek poezia e Dabishevcit âsht i drejtpërdrejtë, poetika e saj përket në estetikën e shëmtisë, që shfaqet gjatë shpërbamjes së të bukures, unikes qe autorja mëton me e ruejt (shih konceptin e Deleuze&Guatari ‘arti ruen dhe ruhet’.)
“Estetika e shëmtinës” âsht nji libër i Karl Rosenkranz, ku autori teajton tema si turpnimi i trupit, absurditeti dhe tragjikomedia brenda estetikës moderne.
Simas Devin Shaw, Lessing, na thotë sesi e shëmtuemja dhe e vjelluna në poezi dhe pikturë janë në gjendje të ngjallin emocione që lidhen me të qeshunën dhe të tmerrshmen.
Megjithatë, Rosenkranz këmbëngulë se trajtimi i Weisse-t âsht i çekuilibruet sepse ai koncepton jo-idenë (Unidee) e shëmtimit në nji kuptim tepër shpirtnor, i cili në këtë mënyrë e barazon atë me “të kobshmen, të keqen dhe djallëzoren.”
Sëkëndejmi teorinë e Christian Hermann Weisse’s tek System of Aesthetics as Science of the Idea of Beauty, Rosenkranz e cilëson përkufizim të njëanshme.
Shaw thotë se Rosenkranz synon të shfaqë “kozmosin e shëmtisë”, tue gjurmue tiparet dhe format e tij të ndërlidhuna në nji sistem të pavarun, ashtu si biologjia që merret me sëmundjen, etika me të keqen, shkenca juridike me padrejtësinë, po ashtu, për Rosenkranz-in, estetika duhet të trajtojë shëmtinë. Prandaj, ai pyet: “Një estetikë e shëmtimit? Dhe pse jo?”
Qasja e tij përcakton konceptin e së bukurës, i cili funksionon si presupozim i shëmtimit, dhe më pas gjurmon se si mënyra specifike të bukurisë i nënshtrohen mohimeve të ndryshme, tue gjenerue kështu kundërpërcaktimet përkatëse të shëmtimit.
E shëmtuemja në teorinë e Rosenkranz-it rrjedhimisht, duhet të vendoset brenda parametrave të çdo gjâje kualifikohet si art modern.

Epilog –

Peizazhi i luftës në poezinë e Donikës âsht i mushun klithma – si në pikturën e Munch.
Porse, a munet me u përmbledh trishtimi që sjell lufta ma fort e në mënyrë neveritshëm briliante se tek “Klithma” e Eduard Munch. Të gjithë kemi qenë atje.
Proza (epika) përshkruen ose parathot dilemat morale të njeriut në luftë, kurse poezia habinë që sjell ajo.

ObserverKult

lexo për këtë libër edhe:

1.GËZIM ALIU: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, POEMË PËR NJERIUN NË LUFTË
2. Agron Gashi: Poetika e vdekjes mizore te “E gjithkohshmja Andërr”
3. AFRIM DEMIRI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”/ POETIKA E VRAME NGA LUFTA
4. HAJRIZ SEJDIU: E PËRKOHSHMJA DHE E GJITHKOHSHMJA SI ANTITEZË DHE AMBIVALENCË NË POETIKËN E DONIKA DABISHEVCIT
5. BAJRAM MJEKU: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR” – MONUMENT INDIVIDUAL PËR DRAMËN KOLEKTIVE
6. Maxhun Osmanaj: Një metaforë në mes jetës dhe vdekjes
7. BISLIM AHMETAJ: DASHURIA DHE VDEKJA NË POEZINË E DONIKA DABISHEVCIT
8. AGIM BAÇI: VALLJA E FJALËVE TË DHIMBJES TE “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”
9. MËRGIM BEKTESHI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, KUJTESË HISTORIKE NË VARGJE

10.Kujtim Morina: Përsiatje pas leximit të librit me poezi të Donika Dabishevcit, “E gjithkohshmja andërr”
11.Drita Fejza: “E gjithkohshmja Andërr”, libër që ruan kujtesën historike dhe nderon viktimat e luftës!
12. Hajriz Sejdiu: Shtatë imazhet në përmbledhjen poetike të luftës “E Gjithkohshmja Andërr” të Donika Dabishevcit
13. SHEFQETE GOSALCI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, LIBËR I VEÇANTË I NJË POETEJE ELITARE
14. AGRON GËRGURI: “E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”, LIBËR QË DUHET DRAMATIZUAR PËR T’I DHËNË VULË KUJTESËS!
15. TIMO MËRKURI: IKJA SI TRIUMF I JETËS NË POEZINË “TUJ IKË DEKËS” E DONIKA DABISHEVCIT
16. DRITA FEJZA: POEZIA “DREJT PUSHKATIMIT” E D.DABISHEVCIT, REFLEKTIM I THELLË MBI JETËN, VDEKJEN E DINJITETIN NJERËZOR!

17.Lindita Komani: “E gjithkohshmja Andërr”, libër kujtese për dhimbjen e luftës
18. Kemajl Aliu:ABSURDI I LUFTËS DHE PSIKO- DRAMA NJERËZORE
19. Vilson Culaj: “E gjithkohshmja Andërr”, saga e dramës kombëtare që flet përmes artit poetik
20. Halil Matoshi: Diskursi i emnimit të ligësisë simas estetikës së të shëmtuemes te Donika Dabishevci
21.Sadedin Mezuraj: Guernika poetike e Donika Dabishevcit

“E GJITHKOHSHMJA ANDËRR” E DONIKA DABISHEVCIT VLERËSOHET SI LIBRI MË I MIRË ME POEZI NË PANAIRIN E LIBRIT NË PRISHTINË